Siri, opozita merr bazën ajrore

Kryengritësit sirianë që përpiqen të rrëzojnë presidentin e vendit, Bashar Al Asad që prej marsit të 2011, njoftohet të kenë marrë nën kontroll një bazë ajrore të rëndësishme në provincën e Alepos, në afërsi të kufirit me Turqinë. 

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit e kanë marrë aeroportin Minning herët mëngjesin e së martës, ata ishin duke u përpjekur për një gjë të tillë që prej vitit të kaluar.Kryengritësit gjithashtu kanë marrë nën kontroll edhe disa fshtra në provincën Latakia që është bastion i minoritetit Alauit, sekt të cilit i përket edhe presidenti Al Asad.

Por trupat besnike të regjimit kanë bërë edhe ato përparimet e tyre, në qytetet e Damaskut dhe të Homsit, si dhe në zona të tjera të Alepos. Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin 28 mujor në Siri, ndërsa 1.7 milionë sirianë të tjerë, sipas Kombeve të Bashkuara,  janë detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinje. /Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button