Çmimet e shërbimeve hotelierike, 0,1 përqind më të larta

Më të larta për 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar,  janë çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij viti kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje është shënuar në grupet e ushqimit për 0,2 për qind, pijet alkoolike për 0,4 për qind dhe pijet joalkoolike për 0,1 për qind.

Çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij viti, në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, janë rritur për 2,1 për qind.

Në gjashtë muajt e parë të vitit është shënuar rritje e çmimeve të shërbimeve hotelierike prej 1,1 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë që në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2012 çmimet janë rritur për 0,8 për qind. 

Lajme të ngjashme

Back to top button