Muminoviq kthehet, Bajrami vjen nga Bashkimi

Ka mbetur edhe pak deri në fillimin e sezonit të ri futbollistik edhe në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ndërsa një nga skuadrat që paralajmëron se do të jetë pretendent për pozitë të lartë është dhe KF Shkupi. 

Kjo skuadër pasi që siguroi përmes fuzionit që të bëhet anëtar i Ligës së Dytë, ka angazhuar shumë futbollistë me përvojë në skuadër. Së fundi që është kthye është dhe ish-kapiteni i ekipit, boshnjaku Senad Muminoviq, i cili ka shprehë gatishmërinë që të ndihmojë ekipin e tij të zemrës. 

(Fitim Bajrami, nga KF Bashkimi te KF Shkupi)

Edhe përkundër marrëdhënieve të përkeqësuar në mes dy skuadrave shqiptare Shkupi dhe Bashkimi, nga kjo e fundit drejt Shkupit është nisur futbollisti Fitim Bajrami, që ka një shkathtësi të madhe në lojën e futbollit. KF Shkupi ndeshjen e parë sezonale e luan kundër KF Drita nga Bogovina, ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit në Shkup. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button