Benzema e Pogba në listën anti-Shqipëri

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë.

Franca me 14 nëntor do të luaj miqësore me Shqipërinë, ndërsa finalistët e botës të vitit 2006, nuk do të mund të llogarisin në gjashtë lojtarë.

Patrice Evra, Mamadou Sakho, Laurent Koscielny, Mathieu Debuchy, Oliver Giroud dhe Jeremy Mathieu, janë mungesat e Francës.

Kjo miqësore do të luhet në Francë, por ende nuk është saktësuar se në cilin stadium do të zhvillohet dueli.

Futbollistët e ftuar nga Deschamps, për miqësoren ndaj Shqipërisë:

Portierët: Hugo Lloris, Steve Mandanda, Benoit Costil

Mbrojtësit: Raphaël Varane, Lucas Digne, Christophe Jallet, Bacary Sagna, Eliaquim Mangala, Loic Perrin, Benoit Tremoulinas, Mapou Yanga-Mbiwa.

Mesfushorët: Yohan Cabaye, Paul Pogba, Mathieu Valbuena, Blaise Matuidi, Josuha Guilavogui, Morgan Schneiderlin, Moussa Sissoko, Dimitri Payet.

Sulmuesit: Karim Benzema, André-Pierre Gignac, Antoine Griezmann, Alexandre Lacazette.

Lajme të ngjashme

Back to top button