Dënimet, “dhuratë” nga Qeveria për frikësim dhe kontroll

Dënime dhe gjobitje gjithandej. Qeveria me anë të propozim-ligjeve dëshiron ti dënojë banorët e Maqedonisë me ligje të pakuptimta me shuma të mëdha parash. Parashikohet gjobë prej 25 eurove nëse skijon në rrugë, nëse vozit me goma të mbushura me baltë do të dënoheni 100 euro nëse bën zhurmë të madhe në shtëpi dënimi mund të jetë nga 100 deri më 400 euro.

Qëllimi i miratimit të këtyre ligjeve është frikësimi i qytetarëve dhe kompanive duke i vënë ata nën kontroll dhe njëkohësisht duke e mbushur arkën e zbrazur buxhetore, komenton Vanço Uzunov nga LSDM-ja në debatin e sotëm të mbajtur në Shkup, “Qytetarët kundrejt sanksioneve dhe arkës së zbrazur buxhetore”

“Dënimin pushteti e shndërron në instrument për presion, represion mbi qytetarët dhe shantazh si dhe si instrument për mbushjen e buxhetit. Si mund të prisni një qytetar që ka të ardhura të vogla, ti shqiptoni gjoba të larta që nuk mund t’i paguan. Ai bëhet menjëherë inferior dhe do ta zëvendësojë gjobën në para me diçka tjetër që mund ta paguaj. Para nuk ka, por dëgjueshmëri ka dhe nëse i ofroni mundësi dhe bëhet i dëgjueshëm gjoba nuk do të shqiptohet” u shpreh Uzunov.

Ligjet e reja janë goditje e fuqishme për varfërinë, shprehet profesoresha universitare Mirjana Najçevska.

“Ligji parashikon që për tre vite shtëpitë të kenë fasada, mirëpo ai që ka para nuk pret tre vite por disa muaj për vendosjen e fasadës. Ata që nuk kanë para e dimë si e ndërtojnë shtëpinë, tullë për tulle varësisht nga sa para kanë. Në vendet e përparuara madje rastet e këtilla nuk dënohen por ndihmohen” deklaroi Najçevska.

“1000 euro gjobë nëse nuk denonconi dhunën familjare. Më tej del se nuk keni ku të grindeni. Për atë, mos u grindni. Për grindje në shtëpi ka nga 100 deri 400 euro sipas Ligjit për prishje të rendit publik. E njëjta është edhe për grindje në vend publik apo në hapësirë të përbashkët në objekte për banim kolektiv. Kemi gjoba me të cilën ndalohet skijimi në rrugë. Kur keni takuar dikë që bën skiim në rrugë”, u shpreh profesoresha universitare.Gordana Buzharovska.

Lexo: ANALIZË: Dënimet, masë ndëshkuese apo mbushje e buxhetit?

Lajme të ngjashme

Back to top button