Shkollat e Kërçovës mund të ndalojnë mësimin nga e hëna

Për dallim nga Struga në Kërçovë edhe më tutje nuk ka zgjidhje të problemit me ngrohjen. Qeveria nuk e ka shqyrtuar kërkesën e komunës për të intervenuar me naftë. Dy shkolla tash më për të dytën javë nuk punojnë pas vendimit të këshillave prindërore.

Zëdhënësi i komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, thotë se është shumë e mundur që nga e hëna të ndalet mësimi edhe në shkollat tjera fillore dhe të mesme në Kërçovë.

Komuna thotë se harxhohen sasitë e fundit të naftës dhe se nga Ministria  Arsimit dhe Shkencës nuk kanë marrë para për ngrohje ndërsa llogaritë e shkollave tash dy vite janë të bllokuara për shkak të borxheve prej 1.600 000 euro.

Në vend të sigurimit të parave për ngrohje zëvendësministri i arsimit Spiro Ristovski ka paralajmëruar inspektim për të vërtetuar se si janë harxhuar paratë e ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button