Popovska: Jugohrom nuk ka ndërmend të investojë në pajisjet ekologjike

Kryetarja e Partisë për Ripërtëritje Demokratike, që është pjesë e koalicionit në pushtet, Liljana Popovska në një intervistë për Imboks 7 komenton gjendjen e ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha. Ajo vlerëson që Qeveria ka bërë lëshime lidhur me Jugohromin për shkak të gjendjes sociale, dhe sërish thotë se menaxhmenti i fabrikës ka blerë kohë për të fituar dhe për tu larguar nga shteti.

“Mendoj se bëhet fjalë për një problem social për kërkesën e personave që punjnë aty, shumë familje varen nga Jugohromi, dhe ky është një vendim i rëndë. Kombinatet e mëdha dinë të manipulojnë me të dhënat. Një nga ndotësit thotë se duhet 37 milion euro investim, pastaj u bë 17 e më pas 11 milion, kurse unë jam e sigurt që do të jetë një shumë një shifrore. Frikësohem se prolongimi nga ana e Jugohromit bëhet vetëm për të fituar kohë dhe se nuk e kanë ndërmend q të investojnë në pajisje ekologjike dhe se pas dy viteve do të vendosin çelësin në derë dhe të largohen me fitimet. Kështu gjërash ndodhin në vendet në zhvillim dhe njerëzit mbesin pa punë dhe më shumë sëmundje. Ky është rreziku më i madh si dhe sjellja e tyre arrogante. Për këtë shkak kemi lajmëruar prokurorinë publike në Tetovë që sa më shpejt të merr në duar padinë tonë/ mendoj se duhet të bëhet presion maksimal që të investohet në pajisje ekologjike sepse ajo nuk është aq e shtrenjtë duke u bazuar në fitimin e Jugohromit”, tha Popovska.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button