Femrat në Maqedoni lehtë humbin vendin e punës për shkak të shtatzënisë

Femrat në Maqedoni nuk kanë qasje të njëjtë në punësim ashtu si edhe meshkujt. Ata që në punësimin e tyre, gjatë intervistës pyeten se a planifikojnë që të krijojnë familje dhe kur planifikojnë të lindin. Në situate të caktuara ndodh që të shkruajnë marrëveshje sipas së cilës nuk do të mbesin shtatzëne për një kohë deri sa të marrë kontratën e punës.

“U punësova në një firmë private për kompjuterë me diplomë të fakultetit ekonomik, por pas një kohe mbeta shtatzëne. Marrëveshjen që nënshkrova ishte për tre muaj. Kjo ishte e paplanifikuar dhe pronari është lajmëruar në kohë edhe përkundër kësaj dy ditë para se me kaluar afati i marrëveshjes unë i largova nga puna pa kurrfarë arsyetimi”, thotë një bashkëbiseduese.

Ligji për marrëdhënie pune ndalon largimin nga puna të femrave shtatzëne, por ky ligj i mbron vetëm femrat që janë të punësuar te vendime pune, por jo edhe femrat të cilët janë të punësuara me kontratë për një kohë të caktuar, thotë koordinatorja e projektit për mbrojtje nga diskriminimi Neda Callovska.

Ligji për marrëdhënie pune ndalon largimin nga puna kur femra është shtatzëne. Megjithatë kjo është normale vetëm për ata femra të cilët janë të punësuara me vendime, kështu që nuk ekzistojnë mekanizma të veçanta që do të mbronin femrat e punësuara me kontrata të caktuara kohore”, thotë Callovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button