“Parlamenti studentor duhet të del me qëndrim kundër testimit ekstern”

Iniciativa e studentëve ‘Plenumi studentor’ të martën ka vendosur tabela në rrugën për në Vodno me qëllim që ta ngritë vetëdijen e Parlamentit Studentor pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe të ndërmarrë qëndrim proaktiv për temën me provimin shtetërorë.

Ky aksion është organizuar nga studentët e vitit të parë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.

“Vlerësojmë se Parlamenti studentor duhet të angazhohet më seriozisht për këtë çështje dhe të luaj rolin e vërtet që e ka e jo të organizojë ahengje studentore që nuk kanë për qëllim përmirësimin e statusit të studentëve në Maqedoni”, thonë studentët.

Sipas tyre, Parlamenti studentor deri më tani nuk ka qëndruar në krah të studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button