Fillon mësimi në shkollat e Strugës  

Në shkollën qendrore “Josip Broz Tito” në Strugë ka arritur nafta në sasi prej 10 tonësh dhe prej ditës së nesërme fillon procesi mësimor i cili ishte ndaluar shkaku i mungesës së ngrohjes.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë shkollë, Toni Saveski tha se nafta është sjellë në objekt dhe një pjesë e saj do të dërgohet në shkollat periferike, njofton A1on.

“Sasia e naftës  që kemi marrë sot është e mjaftueshme për rreth dy muaj , gjegjësisht deri për Vitin e ri, por morëm premtim se për dy ose tre javë do të na furnizojnë sërish naftë”, tha Saveski.

Nxënësit sot nuk kanë dalë në mësim por duke filluar prej nesër mësimi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button