Hasi: S’vras mendjen që Venger s’më dha dorën

Anderlehti, skuadra e Besnik Hasit, barazoi 3-3 në fushën e Arsenalit në Champions dhe trajneri shqiptar është krenar për të tijtë.

Kolegu i tij, Arsen Venger, u trondit aq shumë sa nuk i dha as dorën, por shqiptari nga Gjakova ka gjëra të tjera me se të merret.

“Nuk shqetësohem shumë që Venger nuk ma dha dorën. Ne vijmë nga një kampionat I vogël, ku është ëndërr të luash me ekipe të tillë. Në këto dy ndeshje me Arsenalin meritonim më shumë se vetëm 1 pikë. Ndoshta Arsenali na nënvlerësoi dhe donte të kënaqte publikun, ndërsa ne luftuam deri në fund.

Hasi u frymëzua jo pak nga tifozët e Anderlehtit, që kënduan fort edhe në humbjen 0-3. Trajneri tregon se ishte moment shumë i vështirë.

“Në rezultatin 0-3 mund të thuhej ose që ndeshja kishte marrë fund, ose që mund të pësonim golin e katërt dhe të pestë. Kur shënuam golin e parë, na u rrit besimi dhe unë duhet të falenderoj tifozët. Ata nuk na lanë në baltë as në 0-3. Arsenali luajti gjatë gjithë kohës njëlloj, donte të shënonte golin e katërt, por kur rezultati shkoi 2-3, kundërshtari u trondit”.

Pas ndeshjes, Hasi reagoi në rrjetet sociale, duke falenderuar lojtarët. Ky është shpirti i duhur. Jemi krenarë, theksoi ai. Anderlehti ka nevojë për të fituar në ndeshjen e radhës ndaj Gallatasarajit për të pasur shpresa për kualifikimin./SS

Lajme të ngjashme

Back to top button