Beogradi i mbyll dosjet e UDB-së

Shteti serb ka pamundësuar qasjen në dokumentet e shërbimeve sekrete. Serbia nuk do të hapë dosjet nga data 6 tetor deri më datë 8 janar.

Gazeta “Blic” e Beogradit shkruan se arsyeja se përse eshte ndaluar zbardhja e dosjeve të UDB-së është se po merren masa në godinën ku ndodhen dosjet, për shkak se rrezikohet nga zjarri.

Mirëpo, edhe historianët serbë kanë hedhur dyshime se fakti se nuk po lejohet qasja në dokumentet sekrete të Serbisë mund të ketë dyshime se shteti serb po fsheh diçka.

Në Beograd ndodhen mbi 80 mijë dosje personale. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button