Gostivar, pronarët mbrojnë objektet, komuna thotë se janë uzurpues

Realizimi i planit detal urbanistik te blloku “Urban 17” në  Gostivar, kërkon sakrifikim e katër objekteve që  sipas autoriteteve komunale janë  të ndërtuara pa leje. Realizimi i kësaj arterie të  rëndësishme për qytetin e Gostivarit ka përkrahjen e shumicës së  këshilltarëve komunal.

Pronarët e këtyre objekteve janë  munduar që  të  mbrojnë  objektet e tyre nga rënimi duke dalë  si mburojë  e gjallë .

Sipas zëdhënësit të  komunës së  Gostivarit, Kasam Selimi, bëhet realizimi i planit detal te Blloku Urban 17 dhe se pari largohen katër objektet që janë ndërtuar në trasen e rrugës të që më pastaj të nxirret leje ndërtimi për rrugën.

“Deri në pranimin teknik te rrugës do të zgjidhet çështja e kompensimit-eksproprijimit, konform dispozitave ligjore të  Ligjit për ndërtim dhe eksproprijim, për tokën që është e Republikës së Maqedonisë me të drejtë shfrytëzimi nga pronarët që kanë ndërtuar pa leje ndërtimi – objekte banimi”, thotë  Kasam Selimi, për Portalb.

Komuna e Gostivarit posedon të gjithë dokumentacionin për zhvillimin e procedurës nga Drejtoria për çështje pronësore juridike për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit, eksproprijimit dhe ankesave të parashtruara në kohën kur është bërë procedura.

Nga komuna thonë  se inspektori i autorizuar pasi që bëri inspektimin në vendngjarje më 08.05.2014 përpiloi Procesverbal dhe më 09.05.2014 solli aktvendim për mënjanimin e objekteve dhe më 04.06.2014 solli konkluzion që palët vetë t’i mënjanojnë objektet. Nga komuna thonë  se meqenëse vetë nuk i mënjanuan objektet, realizimin do ta kryejë komuna në përputhje me përgjegjësitë të cilat ia jep Ligji për ndërtim.

“Realizimi për mënjanimin e objekteve prolongua një muaj e gjysmë, për të fituar në kohë për të mënjanuar sendet me vlerë”, thotë  Kasam Selimi.

Megjithatë banorët, prej disa muajve jetojnë në ankth për shkak se kanë marrë vendimet për rrënimin e shtëpive. Familjet kërkojnë që të dëmshpërblehen sipas çmimit të tregut për gjithë pronën e tyre.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button