UEJL, u zgjodhën anëtarët e ri të Parlamentit Studentor

Në UEJL nga 25 Tetor deri në 01 Nëntor janë zhvilluar Zgjedhjet Studentore, në këtë proces të hapur dhe demokratik të drejtë vote kanë pasur të gjithë studentët e UEJL-së në të dyja kampuset Shkup dhe Tetovë . Në këto zgjedhje studentët e secilit fakultet kanë votuar për përfaqësuesin e tyre duke zgjedhur kështu anëtarët e rinj të Parlamentit Studentor dhe Asocionit të Studentëve, kurse për pozitën Ombudsperson (Avokatin Studentor) është dashur të votojnë që të gjithë studentët e Universitetit në studime deridiplomike si dhe postdiplomike .

44 kandidat kanë aplikuar për Parlament ku secili fakultet ka zgjedhur tashmë përfaqësuesin e tyre , kurse 8 kandidatë kanë garuar për pozitën e vetme të Ombudsperson (Avokatin Studentor.)

Komisioni Monitorues i Zgjedhjeve për Parlament dhe Asocionit Studentor (PSA) sot ka shpallur rezultatet, ku studentët i kanë dhënë bindshëm autoritet për pozitën e Ombudsperson studentes Arbnora Zhuta , e cila në këto zgjedhje studentore ka garuar me dy kandidatura dhe po me të dyjat është shpallur fituese.

Anëtarët e ri të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, do të takohen javën e ardhshme për trajnim dhe për të zgjedhur kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe koordinatorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button