Qeveria e shurdhër apo iniciativat qytetare memece

Pa marrë parasysh atë nëse dhe sa janë të arsyeshme iniciativat qytetare në vend, mossuksesi i tyre qëndron në marrëdhëniet me institucionet e vendit, thotë aktivisti Xhelal Hoxhiq.

Duke kujtuar iniciativën e vitit të kaluar nga AMAN ku ishin grumbulluar 13 mijë nënshkrime si dëshmi se rritja e çmimit të energjisë elektrike është e paarsyeshme dhe e njëjta është hedhur poshtë nga deputetët e kuvendit, Hoxhiq thotë se dallimi themelorë mes iniciativave të suksesshme në shtetet e tjera dhe iniciativave jo të suksesshme në vendin tonë është kapaciteti demokratik I institucioneve që të pranojnë diçka më ndryshe.

“Kemi një qeveri dhe institucione të cilat janë të shurdhra për iniciativa. Kjo ndikon negativisht dhe këtu faji duhet të kërkohet te qytetarët që ata dorëzohen dhe bëhen apatik”, thotë Hoxhiq.

Kjo marrëdhënie sjell në pasivitetin e qytetarëve për tu mobilizuar dhe në këtë mënyrë të bëjnë shtypje më të madhe për tu pranuar kërkesat e tyre, tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button