Gjurovski me pesë shqiptarë, pa Cuculin e Muharremin

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Boshko Gjurovski shpalli listën e lojtarëve të cilët do të lujanë në ndeshjen kualifikuese kundër Sllovakisë, duel ky që do të zhvillohet më 15 nëntor në Arenën “Filipi II” në Shkup .

Për ndeshjen e dytë si vendas të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Franca 2016, janë ftuar këta 20 lojtarë:

Portier: Tome Paçovski , Martin Bogatinov

Mbrojtës: Stefan Ristovski, Daniel Georgievski, Daniel Mojsov, Vançe Shikov, Ezgjan Alioski, Aleksandar Damçevski

Mesfushorë: Arijan Ademi, Nikolla Gligorov, Muhamed Demiri, Aleksandar Trajkovski, David Babunski, Ace Stojkov

Sulmues: Adis Jahoviq, Jovan Kostovski, Besart Abdurahimi, Agim Ibraimi, Krste Vellkoski, Mirko Ivanovski.

Në listën e re të Gjurovskit vërehet mungesa e Ardian Cuculit i cili po shkëlqen me paraqitjet e tija te Partizani i Tiranës, ku këtë fundjavë kanë marrë dhe kreun e tabelës, si dhe Muharrem Muharrem i cili ka paraqitje pozitive në ekipin e Karabah të Azerbajxhanit. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button