10 ushqime që zbardhin dhëmbët

Ndoshta te gjithë e dimë qe ka ushqime qe e dëmtojnë shkëlqimin dhe bardhësinë e dhëmbëve, por pak ose aspak janë ata qe e dinë se ka ushqime qe bëjnë pikërisht te kundërtën. Përtypja e ushqimeve ne gjendje krudo është një aleat i mire për shëndetin dhe veçanërisht për ngjyrën e dhëmbëve. Mollët, sedano, bajamet, janë vërtet një zgjedhje e mire ne këtë drejtim. Ne Egjiptin e lashte faraonët përdornin një lloj pluhur guri te bluar shume imët me aftësi abrazive për te mbajtur te bardha dhembet e tyre.

Përpara se te përshkruajmë se cilat do te ishin ushqimet me te përshtatshme për te mbajtur te bardhe dhembet tanë, do te donin te rikujtonim tre këshilla baze qe shërbejnë për këtë:
– Konsumoni sa me shume ushqime të pa përpunuara  (pjekura ose ziera) zakonisht fruta
– Konsumoni sa me ngadalë ushqimin me qellim qe t’i jepni kohe pështymës te prodhohet ne sasinë e duhur për te mbajtur larg bakteret
– Shmangni sa me shume pijet e gazuara dhe te sheqerosura

Ja ushqimet me te përshtatshme.
1. Selino. Kjo shërben ne dy mënyra. Mënyra e pare ka te beje me stimulimin e prodhimit te pështymës. Rruga e dyte është ajo e kombinimit te selinos me ushqime krokante për te pastruar ne këtë mënyrë gingivat dhe hapësirat mes tyre.

2. Manaferrat. Ngrënia e manaferrave dhe fërkimi i dhëmbëve me tulin e tyre është një këshillë e vjetër e gjysheve.

3. Fara susami. Këto kane kalcium me origjine bimore ne gjendje te sigurojnë fortësinë e kockave, dhëmbëve dhe gingivave.

4. Karota. Ngrënia e tyre favorizon pastërtinë e dhëmbëve. Trajta e tyre krokante favorizon prodhimin e pështymës qe kundërshton bakteret qe provokojnë kariesin, sikurse dhe pastrojnë hapësirat ndergingivale.

5. Çaji jeshil. Ky lloj çaji përmban katekine, një substance qe asgjëson bakteret e afta te shndërrojnë sheqernat ne pllakëza mbi dhembe. Rekomandohet pirja e deri pese filxhanëve çaji ne dite.

6. Kivi. Fale Vitaminës C te cilën e kane me shumice, ato janë ne gjendje te garantojnë një shëndet te mire te dhëmbëve. Mungesa e Vitaminës C është shume e dëmshme për fortësinë e dhëmbëve dhe rrisin ndjeshmëri e tyre ndaj baktereve.

7. Arrat dhe bajamet. Përgjithësisht frutat e thata janë ne gjendje te largojnë nga dhembet pllakëzat dhe njollat. Veç kësaj ato janë te pasura ne proteina dhe acide yndyrore te shëndetshme.

8. Qepa. Edhe qepa është një tjetër ushqim me vlera për shëndetin e dhëmbëve. Këshillohet e pas ngrënies te lani mire dhembet. Kështu rritet edhe me shume efektiviteti i tyre.

9. Molla. Dihet qe një molle ne dite e mban mjekun larg. Tani është koha te mësoni qe një molle ne dite e mban edhe stomatologun gjithashtu larg. Ato janë ne gjendje te pastrojnë ne mënyrë natyrale dhembet. Njëkohësisht luftojnë edhe bakteret.

10. Brokoli. Këshillohet qe brokoli për këtë qellim te konsumohet krudo.

Lajme të ngjashme

Back to top button