Çmendet City, ja çfarë page i ofron Reus-it

Marco Reus i ka ditët e numëruara në “Singal Iduna Park”. Borussia e Dortmundit do ta ketë shumë të vështirë për t’i rezistuar presionit të skuadrave të mëdha europiane, që janë gati t’i ofrojnë 25-vjeçarit një pagë stratosferike ndërsa Dortmundit klauzolën në kotratën e futbollistit që kap shifrën e 25 milionë Eurove.

Sipas “Daily Mail”, Manchester City kërkon ta joshë Reus me 12 milionë Euro në vit, duke hyrë fuqishëm në garë për të mposhtur konkurrencën Bayernit të Mynihut, Barcelonës por edhe Liverpoolit, që prej kohësh po e monitorojnë situatën e futbollistit të kombëtares gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button