Denoncimi i dhunës familjare nuk është më tabu për rajonin e Tetovës

Denoncimi i dhunës familjare nuk është më një murr publik që nuk mund të kalohet për rajonin e Pollogut.

Në sektorin për punë të brendshme në Tetovë është rritur numri i atyre që denoncojnë dhunën familjare. Raste më të shpeshta kanë të bëjnë me paraqitjen e dhunës që kryesisht ndodh mes çifteve, por ka edhe raste të tjera të dhunës që ushtrohet nga anëtarë të tjerë të familjes kryesisht ndaj grave.

Sipas sektorit policor, gjithnjë e më shumë po ritet vetëdija për paraqitjen e dhunës familjare. Këto të dhëna tregojnë njëkohësisht se rriten edhe rastet e ushtrimit të dhunës familjare.

Në tetë muajt e këtij viti në rajonin më të gjerë të komunës së Tetovës dhe Gostivarit, janë ngritur 40 padi për dhunë familjare. Në Tetovë ka pasur 36 raste ndërsa në Gostivar 4 raste. Ndërsa numri i përgjithshëm i ankesave dhe denoncimeve ka qenë 144 raste.

 

Numri më i madh i rasteve ka të bëjë me dhunën që ushtrohet nga burrat më pas dhuna nga djemtë apo prindi.

Lajme të ngjashme

Back to top button