Dehari: Shkollat e mesme dhe fillore në Kërçovë me borxh prej 1.6 milion eurosh

Prindërit maqedonas të nxënësve të dy shkollave fillore të Kërçovës kanë protestuar dje para Komunës së Kërçovës për shkak të mos ngrohjes së hapësirave ku zhvillojnë mësimin fëmijët e tyre, njofton TV Uskana.

Ata i ka pritur kryetari i komunës Fatmir Dehari dhe ka bërë përpjekje për t’u sqaruar situatën e krijuar që, sipas tij, “nuk rezulton të jetë e tillë për faj të administratës së tij, por për shkak të menaxhimit të keq që nga viti 2007”.

Dehari në një prononcim ka deklaruar se shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Kërçovës kanë një borxh prej 1.6 milion eurosh, ndërsa edhe pse i është kërkuar ndihmë Qeverisë, ajo vetëm njëherë ka ndihmuar me një shumë tejet simbolike dhe nga janari i këtij viti, Institucioneve të Komunës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesën që ajo u ka dërguar për ndihmë.

Dehari ka theksuar se probleme shkollat kanë edhe me transportin dhe jo vetëm me nxemjen, duke shtuar se me kërkesën e tij për një kohë prindërit vetë i mbulonin harxhimet e transportit të nxënësve, ndërsa tani Komuna paguan për këtë shërbim.

Ai tha se fajtore për krijimin e kësaj situate është edhe qeveria e cila ka sjellur Ligjin për arsim të mesëm të detyrueshëm.

“Në qoftëse qeveria përsëri do ta lë anash Kërçovën atëherë nuk na mbetet gjë tjetër, por si qytetarë të shkojmë të protestojmë para qeverisë, ose le të deklarohen publikisht se Kërçova nuk është në interes të kësaj qeverie që të shohim zgjidhje, se natyrisht ne jemi këtu 60 mijë banorë dhe  të bëjmë zgjidhje tjetër.” ka thënë Dehari.

Ndërsa, sa i përket takimit me prindërit, disa prej të cilëve kanë ngritur pretendimin se dy shkollat me mësim në gjuuhën maqedonase janë lënë qëllimisht pa nxemje, Dehari tha se në takim me ta ka vërejtur tendencën që të mos dlëshirojnë të dëgjojnë shpjegimet pr situatën e krijuar edhe pse ata e dinë shumë mirë se si është krijuar kjo gjendje.

Lajme të ngjashme

Back to top button