Qeveria i lejon opozitës edhe një muaj kohë që të kthehet në Parlament

Më 10 nëntor është afati i fundit kur Partlamenti i Maqedonisë duhet përfundimisht të vendos dhe tu marrë mandatet deputetëve të opozitës dhe të fillojë procedurën për zëvendësimin e vendeve të tyre. Ky është afati i fundit prej 6 muajve mungese në Parlament të deputetëve të opozitës.

MKD duke iu referuar burimeve qeveritare dhe atyre opozitare shkruan se nuk përjashtohet arritja e një kompromisi. Tani kërkohen variacionet për t’iu shmangur detyrimeve ligjore për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës. Si variant i mundshëm, tani nuk përmendet 10 nëntori kur edhe skadon afati prej 6 muajve ashtu sic parashikon ligji, por 10 dhjetori.

MKD shkruan se as qeveria dhe as opozita nuk e përjashtojnë mundësinë që deri atëherë  të fillojë dialogu politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button