Zhernovski: Konflikti ndëretnik mund të jetë përgjigje e Qeverisë ndaj asaj që përgatit opozita

Kryetari i Komunës Qendër dhe lideri i Partisë Liberal Demokrate Andrej Zhernovski sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni Poll Volers ku është biseduar për gjendjen në skenën politike në opozitë dhe komunën Qendër.

Në takim, sipas Zhernovskit është biseduar edhe për strategjinë e opozitës dhe bojkotit në Kuvend.

“Unë e shpreha shqetësimin për strategjinë e Qeverisë e cila cila çdo herë kur paraqitet ndonjë ngjarje problematike, arrestohen gjykatës, paraqitet ebola kur duhet të del ndonjë raport negative për Qeverinë. Pas paralajmërimeve se opozita do të nxjerë material të reja shoh që ajo po aktivizohet. Më problematike dhe më e ndjeshme për ne janë marrëdhëniet ndëretnike. Shoh paralajmërime për konflikt të mundshëm. Shpresoj që të mos jetë kështu. Por mendoj që kjo do të jetë përgjigje e Qeverisë ndaj asaj që përgatit opozita”, deklaroi Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button