Rugova: Marrëveshja prishet me marrëveshje

Java që po hyjmë pritet ta qartësojë situatën politike që po mbretëron tash e gati pesë muaj – që nga mbajtja e zgjedhjeve të 8 qershorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të japë sinjale për mundësinë e daljes nga koalicioni me partitë e Bllokut. Haki Rugova ka thënë se LDK-ja shumë shpejt do të mblidhet dhe do të vendos për hapat e mëtejmë të partisë karshi zhvillimeve të fundit.

Në një bisedë për televizionin publik, Rugova nuk ka dashur të komentojë më shumë, por ka thënë se brenda dy ditësh strukturat e partisë do të mblidhen dhe aty do të vendosin rreth marrëveshjes së Bllokut por edhe thirrjes së VV-së për protestë.

“Marrëveshja prishet me marrëveshje”, ka thënë Rugova për televizionin publik.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK-së. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Smajl Latifi, po e konsideron shefin e tij partiak, Ramush Haradinajn, si njeriun e vetëm dhe të duhur në Kosovë për ta udhëhequr qeverinë e re.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të LDK-së për ndryshim të marrëveshjes së Bllokut, Latifi ka thënë se është i panevojshëm të prishet koalicioni paszgjedhor.

Ish­kryetari i Rahovecit thotë se është normale për njerëzit të kenë ambicie dhe mendime ndryshe në LDK, derisa bën thirrje të respektohen vendimet e organeve vendimmarrëse të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button