Ndërroi jetë ish gjenerali i njohur si kriminel Velko Kadijeviq (Video)

Ish gjenerali i Armatës Popullore të Jugosllavisë, Velkjo Kadijeviq, vdiq sot në Moskë. Kroacia kundër tij ka ngritur tri akuza për krime kundër civilëve. Kadijeviq u lind në vitin 1925 në Gllavina Donja të Kroacisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, karrierën ushtarake e filloi në APJ.

Detyrën e ministrit federativ të Mbrojtjes e mbante në vitet 1988-1992, ndaj është përgjegjës për sulmet në Vukovar dhe Dubrovnik, transmeton Telegrafi.

Ai iki pasi Tribunali i Hagës e thirri si dëshmitar. Interpoli lëshoi fletarrest për të. Por, më 2008 e fitoi nënshtetësinë ruse.

Në vazhdim ua sjellim videon të marsit 1991, të Komandës Supreme, ku Kadijeviq kërkonte që Ushtria jugosllave të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pra që të zbatohen politikat serbe. Telegrafi ju përkujton se kërkesa e tij dështon, falë përfaqësuesit serb të Bosnjes – Bogiq Bogiqeviq, dhe Riza Sapunxhiut nga Kosova.

Në mbledhje ishin: Velko Kadijeviq, Borisav Joviq, Stjepan Mesiq, Vasil Tupurkovski, Bogiq Bogićeviq, Blagoje Axhiq, Nenad Buqin, Stane Brovet, Riza Sapunxhiu, Jugoslav Kostiq dhe Janez Drnovshek. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button