Palermo e fitoi Milanin në “Giuseppe Meazza”

Palermo ka arritur ta shënojë një nga fitoret më të mëdha të këtij stinori në Serie A.

Skuadra siciliane triumfoi në udhëtim 2:0 kundër Milanit në një sfidë ku protagonist kryesor ishte Cristian Zapata.

Mbrojtësi rossoner bëri dy gabime fatale për t’i dhuruar dy gola mysafirëve. Të parin e realizoi vetë me kokë, e në të dytin gaboi para Paulo Dybalas, duke i dhënë mundësi këtij të fundit të shënojë për 2:0.

Me këtë humbje, Milani mbetet në pozitën e shtatë në renditje me 16 pikë, teksa Palermo ka 12 pikë në pozitën e 13-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button