United dorëzohet para Cityt (Video)

Manchester City ka arritur të shënojë fitore në kuadër të derbit të fundjavës në Premierligën angleze.

Skuadra e kaltër arriti të triumfojë në Etihad minimalisht, 1:0, për tre pikë teje të rëndësishme në garën për titull.

Sergio Aguero (63’) ishte heroi i kësaj sfide për Cityn, me golin e bukur të shënuar pas asistimit nga Gael Clichy.

Unitedi nga pjesa e parë luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Chris Smalling pas dy të verdhëve.

Me këtë fitore, City tani ka 20 pikë në pozitën e tretë, teksa United ka 13 pikë në pozitën e nëntë.

Lajme të ngjashme

Back to top button