Ja çfarë po ndodh me klipet e Babastars dhe P.I.N.T (Video)

Dy labelat më të famshëm për momentin të reperëve në Kosovë, që njëkohësisht nuk e çojnë shumë mirë me njëri tjetrin, më datë 1 të këtij muaji kanë vendosur që ti lansojnë këngët e klipet për të njëjtën ditë.

Mc Kresha, Lyrical Son dhe Keepman kanë bërë publikë këngën e tyre e cila ishte pjesë e albumit “EMCEECLOPEDY” nga Kresha.

Këngë titullohet “Beat Murderer”, deri sa reptura e parë në këtë këngën i përket Mc Kreshës, refreni Lyrical Son si dhe reptura e 3të i takon Keepman. Klipi është punuar në disa vende të Evropës, dhe është realizuar nga kompania “Pink Moon”, ndërsa për realizimin e beatit është kujdesur producenti “StrikeBeatz”. Ky klip deri tani ka arritur ti mbledhë 32,758 mijë klikime deri sa ai ka 1,500 pëlqime, si dhe 82 kundër pëlqime.

Ajo që vlen të theksohet nga klipi “Beat Murderer”, përpos që i gjithi është bardh e zi, skena në minutën 1:45 në fillimin e repturës së “Keepman”, ku shihet një i moshuar, deri sa mbërrin në fillim të shkallëve, merr në thua është për tu diskutuar shumë me thellë. Ku i kanë pas sytë montazherët e këtij klipi?!! Por prapë se prapë diçka për të qeshur nga klipi, raporton Indeksonline.

Në anën tjetër po të njëjtën natë, të shtunën edhe labeli BabaStars nuk kanë fjetur, ata kanë lancuar këngën e cila është krejtësisht e re dhe e pa dëgjuar më parë nga fansat e labelit, kënga vjen si bashkëpunim nga repertët e ri të labelit, grupi “TDS”, Onat dhe Dr. Majk me reperin tashmë të famshëm Cozman.

Kënga titullohet “Shumë i smut”, deri sa repturën e parë e ka rezervuar Cozman, refrenin Dr. Majk, Onati repturën e 2të, për ty kthyer përsëri për të tretën repturë Dr.Mic.
Beati i kësaj këngë është realizuar prej “LiBeats”, teksti është shkruar nga Getoar Selimi, Onat dhe Majki. Kilipi është prodhim i kompanisë nga Shqipëria, Max Production, raporton Indeksonline.

Kjo këngë nga lansimi e deri tani ka arritur ti mbledhë 94,951 mijë klikime, ndërsa ka 2,074 Like dhe 1,081 Disslike.

Cila nga këngët ju ka pëlqyer më shumë, “Shumë i smut” apo “Beat Murderer”. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button