PD: Pse nuk arresohet Rama që vjedh energjinë në Surrel?

Partia Demokratike i ka bërë thirrje drejtësisë të bëhet garant i ligjit për qytetarët përballë represionit policor të Kryeministrit kundrejt vjedhësve të energjisë elektrike.

Deputeti Keltis Kruja nga selia e PD-së ka denoncuar sot rastin e qytetarit Bujar Brovina, që mbahet në burg prej 72 orësh pa asnjë argument ligjor, pasi në procesverbalin e ekspertëve uk gjendet asnjë provë që të dëshmojë se ai ka vjedhur apo abuzuar me energjinë elektrike.

Përkundër kësaj, Kruja kërkoi që drejtësia të hetojë Kryeministrin Rama, i cili dyshohet se merr energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme në vilën që është duke ndërtuar në Surrel.

“Rasti i Brovinës është rasti i represionit policor, që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh. Nëse sot ka ardhur dita të veprohet bazuar mbi dyshme dhe fjalë, atëherë lind pyetja: Pse policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna se vjedh energjinë elektrike në Surrel. Drejtësia duhet të veprojë më shumë se kurrë si garant i ligjit përkundër operacionit policor të Edi Ramës”, u shpreh depueti Keltis Kruja.

Lajme të ngjashme

Back to top button