“Tifozat Kuq e Zi”, sot protesta në Nyon

Organizuar nga “Tifozat Kuq e Zi”, në Nyon të Zvicrës, sot do të mbahet protestë masive, kundër vendimit të UEFA-s, e cila vendosi t’ia japë fitoren Serbisë në tavolinë ndaj Shqipërisë

Sërish protestë dhe sërish në Nyon të Zvicrës, aty ku qëndron shtëpia e futbollit evropian, UEFA. Këtë herë, organizuar nga “Tifozët Kuq e Zi”, do të mbahet protestë masive, ku janë ftuar të gjithë shqiptarët që jeton jashtë vendit.

“Tifozët Kuqezi në Zvicër ftojnë të gjithë anëtaret, sportdashësit, median dhe shqiptaret kudo ndodhen për protestën që do të zhvillohet përpara selisë së UEFA-s. Të protestojmë kundër vendimit të UEFA-s në lidhje me episodin e ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Të protestojmë në mënyrë paqësore para këtij institucioni, që me vendimin e tij na diskriminon dhe na penalizon padrejtësisht. Të protestojmë kundër vendimit që favorizoi dhunën dhe racizmin e shprehur në Beograd”, thuhet në njoftimin e “Tifozave Kuq e Zi”.

Protesta mbahet në ora 14:00, para selisë së UEFA-së. “Protesta është e lejuar nga policia e Kantonit Vaud, gjegjësisht qytetit ku do të mbahet, Nyonit”, shkruan “albinfo.ch”. Krahas Nyonit, protestë do të ketë edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë.

Lajme të ngjashme

Back to top button