Miami fillon sezonin me fitore
Miami Heat di të fitojë edhe pa LeBron James. Skuadra nga Florida e nis sezonin e ri të NBA me një fitore ndaj Washington Wizards 107-95.
Dyshja Chris Bosh-Dwyane Wade bëri që mungesa e “Mbretit” të ndihej shumë pak në mbremjen e debutimit. Bosh që shënoi 26 pikë në total, e nisi sfidën me një ribaund, ndërsa Heats e morën kryesimin që në periodën e parë me me 6 pikë diferencë, Kryeqytetasit reaguan në të dytën dhe treguan se nuk kishin shkuar në Florida për një shëtitje pas e ngushtuan diferencën deri në -1 pikë në fund të pjesës së parë. Ndeshja u bë më e luftuar në periodën e tretë ku Washington mori kryesimin, por Chris Andersen shënoi për 2 pikë për ta fiksuar rezultatin e përkohshëm në shifrat 68-66 në favor të vendasve.
Pikët nuk u ndalën sa nga njëra anë në tjetrën duke i mbajtur skuadrat në kontakt të vazhdueshëm, por John Wall e Paul Pierce, por Wade u ngrit në katedër me 12 pikë në këtë periodë, duke vulosur sfidën me një 3 pikësh kur duhej edhe një minutë nga fundi. Një fitore morali për skuadrën nga Florida që kërkon të rikthehet sërish në majën e basketbollit amerikan. Në ndeshjet e tjera, Chicago kaloi 104-80 New York, Phoenix Suns shkatërron LA Lakers 119-99, Denver nuk hasi vështirësi përballë Detroit duke fiksuar shifrat finale 89-79. Oklahoma rrëzohet në fushën e Portland 106-89. Bie gjithashtu në sy fitorja e dytë rresht në po kaq ndeshje për Houston Rockets që kaloi Utah 104-93, ndërsa Golden State arriti një sukses të merituar në fushën e Sacramentos, 95-77.