Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, prej sot  do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, siç njofton kabineti i tij, nesër në Beograd do të takohet me presidentin serb Tomislav Nikoliq, ndërsa do të realizojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë Maja Gojkoviq.
Gjatë vizitës, presidenti Ivanov në Pançevë do të takohet me përfaqësuesit e pakicës kombëtare maqedonase në Serbi.

Të shtunën Ivanonv në Beograd do të marrë pjesë në takimin e 38-të  të grupit evropian të Komsionit trelateral.

Lajme të ngjashme

Back to top button