Lakers pësuan humbjen e dytë radhazi, u mposhtën nga Miami Heat
Los Angeles Lakers kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër sfidat e fundit, shkruan Telegrafi.
Kampioni në fuqi i NBA është mposhtur në Staples Center nga nënkampioni Miami Heat me dy pikë diferencë 94:96.
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku krejt në fund është përcaktuar fituesi.
Lakers patën rastin ta fitojnë ndeshjen me aksionin e fundit, por Alex Caruso dështoi të shënonte për tri pikë.
Kendrick Nunn ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë me 27 pikë, pesë kërcime e tri asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler me 24 pikë e tetë kërcime tek fituesit.
Kyle Kuzma shënoi 23 pikë te Lakers, ndërsa LeBron James e mbylli takimin me 19 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers.
Rezultatet:
Charlotte Hornets – Golden State Warriors 102:100
LA Lakers – Miami Heat 94:96