Në gjyqësor do të angazhohen 130 përkthyes të rinj

Ministri i Drejtësisë ndau sot 130 vendime për përkthyes gjyqësorë. Përkthyesve të rinj vendimet ua ndau ministri Adnan Jashari.

Në ceremoninë e ndarjes së vendimeve, ministri bëri me dije se nga shatori i vitit 2008 e deri sot janë realizuar gjithsej 11 seanca dhe provimin e kanë kaluar 1.580 përkthyer gjyqësorë, për gjithsej 24 gjuhë të huaja dhe për gjuhët e komuniteteve jo shumicë në Maqedoni.

Ministri tha se përkthyesit gjyqësorë janë sistemuar në 27 gjykata  themelore në Maqedoni.

“Në këtë mënyrë, Maqedonia po përmirëson përmbushjen e kritereve të BE-së për zbatimin e shumëgjuhësisë dhe për përdorimin publik të gjuhëve, si politikë e përcaktuar e BE-së”, tha ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button