Islamofobia na ka mbyllur sytë

Pas publikimit të reportazhit për ortodoksët e Rekës së Epërme u hapën shumë debate si nga ana e historianëve, analistëve të ndryshëm por edhe të studentëve, si puna ime. E kam diskutuar çështjen me kolegë ,profesorë dhe njerëz e miq të afërm. Secili prej tyre i qasej në mënyrë të ndryshme debatit por komentet më të shpeshta lidheshin me zhvillimin e ngjarjeve historike si dhe me mos reagimin e autoriteteve në lidhje me këtë fenomen. Një koment që më befasoi ,të cilin e lexova diku në Facebook thoshte kështu: “Po të paktën ata nuk flasin në shtëpi turqisht e nuk u bashkëngjiten grupeve terroriste”.

Sa e tmerrshme mu duk kjo, sa e papërshtatshme për një situatë të këtillë. Asgjë nuk lidhet në këtë situatë, bile as termet “musliman” dhe “terrorizëm” nuk përshtaten në një fjali sepse nuk kanë të bëjnë aspak me njëra tjetrën. E lëre më të mundohemi të bëjmë krahasime më të thelluara.

O ti zotëri i nderuar ,dhe ju tjerë që nuk jeni të paktë në numër e që e përkrahni mendimin e tij. Po ju them të nderuar sepse kështu më ka edukuar gjyshja e cila kur dëgjon këngët popullore, e ngrit volumin e zërit të televizorit e në sytë e saj vërehet krenaria që është një shqiptare muslimane. Në qoftë se dikur e ndaluan që të thoshte se është shqiptare, tani në demokraci, askush nuk ja ndalon një gjë të tillë. Në qoftë se ajo në shtëpi ndodh që të flet turqisht ajo përsëri thotë që është shqiptare e nuk e mohon origjinën e saj ,siç bëri stërnipi i Josif Bagerit në deklaratën e tij për Top Channel. Më skandalozja ishte deklarata se edhe Josif Bageri nuk paskësh qenë shqiptarë.

Atëherë përse të mbizotërojë kjo frymë islamofobie këtu te ne?! Mbase fenë e morëm prej Perandorisë osmane, por kjo nuk ja jep të drejtën askujt që të na akuzojë e të ndjehet inferiorë kundrejt neve, sepse kemi ditur të ruajmë identitetin tonë kombëtar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button