USHT ndau bursa për 53 studentët më të mirë

Rektori Vullnet Ameti dhe drejtoria e USHT-së ndanë bursa me të cilat lirohen nga participimi në vitin akademik 2014/2015, 53 studentë më të mirë nga të gjitha fakultetet e Universitetit Shtetëror.

Në pajtueshmëri të vendimit të Senatit të USHT-së bëhet fjalë për studentët me sukses mesatar prej të paktën 9,5 në studimet e deirtanishme.

“Dua ta shpreh falëdnerimin tim për studentët, të cilët me punë dhe aftësi arrini të ndahemi nga miqtë dhe kolegët tuaj dhe në këtë mënyrë e ngritni edhe emrin e Universitetit tonë, por u bëtë edhe model i cili duhet të ndiqet nga ana e moshatarëve tuaj. Dua t’u falënderohem edhe profesorëve, të cilët me përkushtimin, përvojën dhe pasionin për punë u bënë pjesë e pandashme e suksesit tuaj në karrierë. Por mbi të gjitha respekt dhe falënderim të veçntë për prindërit dhe familjet tuaja, të cilët ju kanë mbështetur në këtë rrëfim të suksesshëm për ju, sepse pa mbështetjen e tyre kjo arritje do të ishte e pamundur”, deklaroi rektori Ameti.

Vendimi i Senatit të USHT-së për mbështetje të studentëve më të mirë parashikon që këta studentë, të cilët do të diplomojnë me mesatare prej 9,8 t’u mundësohet studime falas në ciklin e dytë në kuadër të USHT-së. Studentët të cilët do t’i përfundojnë studimet me mesatare 10 Universiteti do t’u mundësojë studime pasdiplomike jashtë vendit dhe do t’u japë mundësi të jenë pjesë e kuadrit akademik të USHT-së. Duke e respektuar këtë kriter nga fillimi i këtij viti akademik në procesin akademik janë punësuar mbi 30 asistentë, të cilët vitin e kaluar i kanë përfunduar studimet me sukses me notë.

Lajme të ngjashme

Back to top button