Përkeqësohet ambienti i biznesit në Kosovë

Në Kosovë është shumë e lehtë të hapet një biznes, të sigurohen licencat e të zbatohen kontratat. Por, për dallim nga viti i kaluar, bizneset e reja e kanë më të vështirë furnizimin me energji elektrike, qasjen në financa, të mbrohen nga kërcënimet e presionet e ndryshme dhe kanë pak mundësi t’i paguajnë taksa shtetit.

Kjo është pasqyra e ambientit të biznesit në Kosovë, sipas raportit të Bankës Botërore “ Të bërit Biznes 2015”.

Në këtë raport, Kosova thuhet të ketë përparuar për 6 vende në ranglistën botërore nga pozita e 81-të, në pozitën e 75’të, me reforma të bëra në hapjen e bizneseve të reja, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, krijimit të skemës së re të inspektimit dhe uljes së tarifës për marrjen e lejeve për biznes./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button