Aurela Gace: Kur të rritem, dua të bëhem si baca Sabri!

Edhe pse shquhet si njëra ndër këngëtaret më energjike në skenën tonë, edhe Aurela Gaçe ka idhujt e vet. Ajo përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social ‘facebook’, ka lënë një shkrim ku nuk heziton të shpalosë se sa shumë e admiron energjinë që e posedon këngëtari i madh i skenës sonë, Sabri Fejzullahu.

Këngëtarja e njohur e skenës sonë, Aurela Gaçe, në faqen e saj zyrtare në facebook, ku ajo është shumë e pranishme ka lënë një tjetër mbishkrim. Kësaj radhe Aurela ka shkruar për të madhin Sabri Fejzullahu, këngëtarin i cili tash e pesëdhjetë vjet vjen me po të njëjtën energji në skenë. E kjo duket se po e mahnit edhe këngëtaren Gaçe. “Më mahnit forca e këtij njeriu. 70 vjeç, akoma në skenë dhe i njëjtë siç e mbaj mend, me të njëjtin patos , me të njëjtin sharm…

Çdo fundjavë fluturon me avion kudo ku e ftojnë në diasporë, në diskoteka të mëdha ( po po ) , të mbushur me të rinj që marrin energji nga ky njeri që nuk i shteron energjia, e të dielën merr avionin përsëri e mbërrin direkt në provat e ‘Dance with me’ . Dhe vazhdon kërcen i buzëqeshur. E pse duhet të marr shembull një artist tjetër nëpër botë, kur ja ku e kam shembullin përpara syve? Po, kur të rritem, dua të jem 70 vjeç e akoma në skenë , si baca Sabri”, ishte mbishkrimi i Aurelës, i cili është pëlqyer e komentuar në numër të madh nga fansat e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button