​Musliu: Lugina, më afër Prishtinës e Tiranës

Shqiptarët e Medvegjës, Bujanicit dhe Preshevës të dielën kanë zgjedhur drejtuesit e ardhshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të cilin do ta udhëheqë Jonuz Musliu.

Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu na një intervistë për “Epoka e re” ka premtuar se gjatë mandatit katërvjeçar do të angazhohet për përmirësimin e pozitës se shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se do të punojë për Luginën e Preshevës të jetë më afër Prishtinës e Tiranës.

Musliu ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar është mekanizëm adekuat për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve por, sipas tij, deri më tani ky institucion nuk ka bërë shumë për t’i zgjidhur problemet të cilat i shqetësojnë shqiptarët e tri komunave në Luginë./Epoka e re/

Lajme të ngjashme

Back to top button