Mourinho kërkon Piquen

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është duke përgatitur ofertë për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS, strategu i Blues, armik i kahershëm i gjigantit katalan dëshiron të transferojë një prej futbollistëve të formacionit bazë të skuadrës nga Camp Nou, transmeton Lajmi.net

Mourinho e do Piquen në Stamford Bridge në mbështetje të dy qendërmbrojtësve John Terry dhe Gary Cahill.

Pique tashmë disa muaj spekulohet me largim nga Barcelona ku nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë për shkak të politikës së rotacionit të trajnerit të ri Luis Enrique.

Lajme të ngjashme

Back to top button