Capello kritikon Neymarin

Trajneri aktual i Rusisë, Fabio Capello ka thënë se Neymar ka një qëndrim të bezdisshëm dhe duhet ti ndalojë simulimet.

“Neymar është sulmuesi i shkëlqyer, por unë urrej që një lojtar i nivelit që ka ai, të rëzohet në fushë çdo herë kur një kundërshtar e prek atë”.

“Ai ka një qëndrim shumë të bezdisshëm”, tha Capello për Fox Sport Italy, transmeton Lajmi.net

Përndryshe, Capello ka eksperiencë të mirë në La Liga, pasi arriti të fitojë trofeun e Kampionatit Spanjoll dy herë me Real Madridin, në vitin 1997 dhe 2007.

Lajme të ngjashme

Back to top button