BDI: Ngjarja në Kondovë nuk ka të bëjë me partinë, transmetimi ishte tendencioz

Npërmjet një komunikatë për opinion BDI shpreh keqardhje për incidentin e ndodhur në kafiterinë në fshatin Kondovë dhe mënyrën tendencioze të transmetimit të këtij incidenti ku u lënduan katër persona.

“BDI shpreh keqardhje të thellë edhe për mënyrën e informimit dhe transmetimit tendencioz të lajmit për këtë incident nga mediat në vend të cilat paragjykuan padrejtësisht se incidenti ka ndodhur në hapësirat e subjektit tonë politik në këtë komunë gjatë një mbledhje partiake”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Portalb duke iu referuar dëshmitarëve ka raportuar se incidenti ka ndodhur në një kafiteri kur vllezërit Jakupi janë sulmuar nga dy persona dhe ata janë larguar dhe më pas janë kthyer të armatorur pas cka ka filluar përleshja me armë.

“Të premten mbrëma , strukturat e BDI-së nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet partiak në Saraj, por as mbledhje të degës së Sarajit ose të ndonjë Këshilli Vendor në kuadër të kësaj dege, ndërsa të përfshirët në këtë incident nuk janë pjesë e strukturave të zgjedhura në degë ose në ndonjë nga këshillat vendor të degës respektive”, thuhet në komunikatë.

Më tëj në komunikatë thuhet: “ky incident nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillat vendor dhe degën e Sarajit. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet partner i denjë i mediave në vend, por ky bashkëpunim duhet të ketë si parakusht përgjegjësinë shoqërore edhe tek gazetarët dhe mediat të cilët duhet të demonstrojnë profesionalizëm dhe korrektësi në ushtrimin e punës së tyre”.

Lajme të ngjashme

Back to top button