Ilir Shulku: Vendim absurd, do të kërkojmë drejtësi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare, Ilir Shulku ka komentuar vendimin e UEFA-s. Në një bisedë telefonike me “Ora Sport” ai i ka thënë moderatorit Gerti Carcani se ky vendim i UEFAs-s i cili i dha fitoren në tavolinë Serbisë, ishte absurd.

“Nuk jemi aspak të kënaqur me këtë vendim. Ne prisnim të kundërtën dhe nuk do të pajtohemi me këtë vendim. Sigurisht që do të apelojmë dhe do të kërkojmë drejtësi. Nëse nuk na jep të drejtë apeli, aëherë do t’i drejtohemi Komisionit arbitrazh sportiv.

Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në fushë ndaj UEFA ka marrë një vendim të gabuar. Nuk do të pajtohemi dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë atë që na takon”, u shpreh Shulku.

Lajme të ngjashme

Back to top button