Shkup, persona të maskuar sulmojnë lokalin ku LGBT festonte përvjetorin

Një grup personash të maskuar kanë sulmuar sonte lokalin “Damar” në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Në atë lokal po mbahej festa e përvjetorit të Qendrës LGBT. Personat kanë sulmuar lokalin me shishe xhami dhe objekte tjera të forta duke pasur për cak mysafirët në të.

Ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 20 e 45, polcia raporton se një vajzë është lënduar ndërsa huliganët kanë shkatërruar objektin.

Lokali Damar. Foto: Fokus
Lokali Damar. Foto: Fokus

Lajme të ngjashme

Back to top button