Kush nuk po e lë të fle Beatrix Ramosajn?

Beatrix Ramosaj, siç duket nuk është duke kaluar moment të mira kohët e fundit. Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Ramosaj siç duket ka pësuar një lëndim në këmbët e saj, sa që nuk po e zë dot as gjumi.

Së paku kështu ka shkruar ajo përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social ‘Twiter’, në të cilin thuhet, transmeton Tribuna.

“Kam lënduar pak dy këmbët e mia, me zor ec dhe natën s’më zë gjumi nga dhimbjet, it sucks!”, ka shkruar ajo. Ende nuk e dimë se për çka bëhet fjalë saktësisht. Pasi që ajo ende nuk ka dhënë ndonjë informacion të saktë. Por shpresojmë që të bëhet më mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button