Shqipëria humbë 3 vende, Maqedonia ngjitet +13
Reprezentacioni i Shqipërisë ka përjetuar rënie prej tre pozitave në renditjen e fundit të FIFA-s. Në bazë të radhitjes të muajit tetor të publikuar sot duke u radhitur në pozitën e 48.
Mendohet që në këtë renditje ka ndikuar edhe ndeshja e ndërprerë Serbi-Shqipëri. Para Shqipërisë është pikërisht Serbia e cila ka humbur plot 12 vende.
Në anën tjetër edhe Maqedonia ka shënuar ngritje në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA, duke u përmirësuar për 13 pozita. Maqedonia tani është në vendin e 99-të, pozitë të cilën e ndanë së bashku me Letonin.
Në kreun e listët është Gjermani, para Argjentinës dhe Kolumbisë. Pastaj në radhë janë Belgjika, Holanda, Brazili, Franca, Uruguai dhe Portugalia. / Portalb /