Mediat serbe: Vendimi shtyhet për të premten!?

UEFA të premten shpall vendimin përfundimtar në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 42-të.

UEFA në Nyon ka shtyrë për një ditë vendimet për dënimet për incidentet në ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni i Bashkimit Evropian i Futbollit (UEFA) sot është dashur të merr vendim për ndeshjen, por sipas një portali serb vendimi do të shpallet të premten gjatë ditës.

UEFA ka nisur procedura kundër FSS dhe FSHF. Federata Serbe e Futbollit pritet të denohet shkaku i futjes së tifozëve në fushë, për hedhjen e fishekzjarrëve dhe objekte të tjera, si dhe përdorimi i lazerit nga serbët, organizimi i dobët të ndeshjes, raporton “Kurir”. Vendimi është shtyrë për të premten, nëse është për t’ iu besuar medieve beogradase si “Kurir” e “B92”.

Lajme të ngjashme

Back to top button