Maqedonasit mbetën pa pasaporta bullgare

Këshilli për dhënien e shtetësisë në Bullgari i ka hedhur poshtë 200 kërkesat joligjore për shtetësi bullgare pasi janë zbuluar shumë mangësi në punën e Agjencisë shtetërore për popullin bullgar jashtë vendit duke dhënë vërtetime për prejardhje bullgare pa pasur dëshmi dhe dokumentacionin e duhur, shkruan Dnevnik.

Kërkesat e hedhura poshtë ishin joligjore pasi kandidatë nuk kanë pasur vërtetime për farefis në bullgari apo vërtetim për prejardhje bullgare, por vetëm një letër e shkruar se ndjehen bullgar.

Shumë nga kandidatët ishin të fesë muslimane dhe nuk e njihnin gjuhën bullgare.

Maqedonasit ende mbeten të parët në listë të cilët dëshirojnë të bëhen shtetas bullgar dhe të marrin pasaportën bullgare.

Nga gjithsej 4.578 persona që kanë marrë shtetësi bullgare në nëntë muajt e parë të vitit 1.720 janë Maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button