Një pjesë e madhe e Shkupi sot pa rrymë

Për shkak të intervenimeve që do ti kryej EVN Maqedoni, sot për një periudhë të caktuar nuk do të ketë rrymë në disa pjesë të Shkupit.

Nga ora 9 deri 15 pa rrymë elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në bulevardin ‘Metropolis Tedosij Golloganov numër 160 deri 186 në komunën e Karposhit. Nga ora 8.30 deri 11 pa rrymë do të jetë ‘Union Invest’ në lagjen e Fushës së Topanes në Komunën e Butelit. Nga ora 9 deri 15 pa rrymë do të jenë banorët e fshatit Gërçec nga Komuna e Sarajit. Nga ora 14.30 deri 16.30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit në rrugën Pero Nakov Karposh pastaj rruga 519, 511 dhe 1471 në komunën e Gazi Babës.

Nga ora 8 deri ën orën 16 pa rrymë do të jenë fshatat Konjari i Epërm, i Mesëm dhe i Poshtëm, dhe fshati Çiflik.  Pa rrymë do të jenë edhe fshatrat Nerezi i epërm dhe Krushopeku i Epërm.

Lajme të ngjashme

Back to top button