Ndërron jetë redaktori legjendar që zbuloi skandalin e “Watergate”

Ka ndërruar jetë, Benjamin Bredli, i njohur si “Ben” Bredli, gazetari i famshëm i skandalit “Watergate”. Bredli ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, për shkaqe natyrale.

Ai ishte redaktor përgjegjës në “Washington Post” nga viti 1968 deri në vitin 1991. I diplomuar në Harvard, ai ishte edhe veteran i Luftës II Botërore, ku kishte shërbyer në marinën amerikane.

Ai mori famë në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur sfidoi qeverinë federale në kohën e presidencës së Riçard Niksonit, duke publikuar dokumente të Pentagonit në të famshmen “Watergate”, e cila rrëzoi presidentin Nikson, duke e detyruar të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.

Deri në vdekje, Bredli kishte pozitën e zëvendës.presidentit në “Washington Post”. Prezantuesi i njohur Lerri King, në kujtim të Ben Bredlit, shkruan se ishte redaktor dhe një shok i mrekullueshëm, guximtar dhe një gazetar i madh.

Vitin e kaluar, presidenti Barak Obama i dha Bredlit Medaljen e Lirisë, për kontributin e tij në shoqërinë amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button