Shpëton United i Januzajt

Skuadra Louis Van Gaal, Manchester United, ende nuk po arrin të këndellet.

Djajtë e Kuq nuk arritën më shumë se një barazim 2:2 në ballafaqimin me WBA-n në udhëtim.

Stephane Sessegnon (8’) dhe Saido Berahino (66’) shënuan golat për vendasit në këtë ndeshje, teksa për Unietdin realizuan Marouane Fellaini (48’) dhe Daley Blind (87’).

Për United në këtë sfidë 90 minuta u paraqit kosovari, Adnan Januza, mirëpo ai nuk arriti të lë gjurmë të mëdha në këtë sfidë.

Pas këtij barazimi, United ka 12 pikë në pozitën e gjashtë të renditjes në Premierligë, teksa WBA-ja renditet e 14-ta me 9 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button